KPK-ja ofron përkrahje të plotë institucionale për Kryeprokurorin e Shtetit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, së bashku me anëtarët Elza Bajrami-Kastrati, Visar Krasniqi dhe Arlinda Muqa, si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, kanë zhvilluar një vizitë te Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi.

Sipas njoftimit të KPK-së, gjatë takimit, Gashi i shprehu Kryeprokurorit të Shtetit mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë institucional të Këshillit Prokurorial në ushtrimin e përgjegjësive dhe realizimin e mandatit të tij kushtetues e ligjor, njofton Dukagjini.

Ai theksoi se KPK-ja do të vazhdojë të sigurojë kushtet e nevojshme institucionale, administrative dhe organizative për funksionimin e pavarur, profesional dhe efikas të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të gjithë sistemit prokurorial.

Sipas Gashit, koordinimi i ngushtë ndërinstitucional është thelbësor për ngritjen e kapaciteteve profesionale, rritjen e efikasitetit në luftimin e kriminalitetit, avancimin e reformave dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Gjatë takimit, u riafirmua përkushtimi i institucioneve që përfaqësojnë për garantimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e luftës kundër kriminalitetit në Kosovë.

Ata theksuan se luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit mbetet prioritet institucional, duke nënvizuar se Prokurori i Shtetit do të ushtrojë kompetencat e tij me profesionalizëm, integritet dhe paanshmëri, duke zbatuar ligjin në mënyrë të barabartë ndaj secilit, pa dallim pozite apo funksioni.

Nga ana e tij, Kryeprokurori i Shtetit, falënderoi kryesuesin dhe anëtarët e KPK-së për vizitën, duke vlerësuar gatishmërinë e Këshillit për të vazhduar bashkëpunimin institucional.

Ai theksoi se koordinimi ndërmjet dy institucioneve është i një rëndësie të veçantë për realizimin e mandatit kushtetues të prokurorisë, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika