Sulmi në Berlin, Merz: Gjermania nuk do t’i nënshtrohet terrorizmit

Për një sulm vdekjeprurës gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka reaguar duke e dënuar ashpër ngjarjen dhe duke shprehur solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre.

Sipas raportimeve, një person humbi jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur pasi një automjet u përplas me turmën e pjesëmarrësve.

Merz e cilësoi ngjarjen si një tragjedi, duke theksuar se mendimet e tij janë me familjarët e viktimës dhe të lënduarit.

“Këta ekstremistë nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, ka deklaruar ai.

Kancelari gjerman falënderoi gjithashtu ekipet e emergjencës për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e ofruar të plagosurve.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që morën pjesë në Paradën e Krenarisë të mos dorëzohen para frikës.

“Këto sulme kanë vetëm një qëllim, të përçajnë shoqërinë tonë”, ka shtuar Merz përcjell Dukagjini.

Duke folur për hetimet, ai u zotua se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të identifikuar dhe arrestuar përgjegjësin ose përgjegjësit e sulmit, duke vepruar me vendosmëri dhe kujdes.

“Gjermania nuk do të lejojë që helmi i terrorizmit të ndikojë në shoqërinë tonë. Ne do të mbrojmë lirinë dhe hapjen e jetës sonë”, ka deklaruar kancelari Friedrich Merz.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika