Izraeli miraton hyrjen e forcës ndërkombëtare ISF në Gaza sipas planit të Trumpit

Kabineti i Sigurisë i Izraelit ka miratuar në parim hyrjen e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Rripin e Gazës, si pjesë e planit prej 20 pikash të presidentit amerikan Donald Trump për periudhën pas konfliktit.

Qeveria izraelite theksoi se IDF-ja do të vazhdojë të mbajë nën kontroll të ashtuquajturën “Linja e Verdhë” dhe se nuk do të ketë tërheqje të trupave derisa Hamasi të çarmatoset plotësisht dhe Gaza të demilitarizohet raporton Jerusalem Post përcjell Dukagjini.

Kabineti miratoi gjithashtu dhënien e imunitetit ligjor për ISF-në, e cila do të operojë në koordinim të plotë me ushtrinë izraelite në zonat jashtë kontrollit ushtarak të Izraelit. Çdo dislokim i forcave do të kërkojë miratimin e kryeministrit, ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Jashtëm.

Sipas vendimit, Izraeli do të përcaktojë se cilat shtete mund të kontribuojnë me trupa, ndërsa faza e parë pritet të përfshijë rreth 200 përfaqësues nga vende mike, përfshirë Ugandën dhe Marokun.

Kabineti miratoi edhe nisjen e fazës pilot të Board of Peace (BoP) në Rafah, ku do të ndërtohen strehimore të përkohshme për civilët. Banorët që do të vendosen aty do t’i nënshtrohen verifikimeve të rrepta për të siguruar se nuk kanë lidhje me Hamasin. Nëse projekti rezulton i suksesshëm, ai do të zgjerohet edhe në zona të tjera të Gazës.

Vendimi u mbështet nga ministri i Financave Bezalel Smotrich, ndërsa ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir votoi kundër. Kundërshtime shprehu edhe ministrja Orit Strock, ndërsa ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar mbrojti planin, duke e cilësuar atë si një “plan ndërkombëtar” që nuk do të zbatohet drejtpërdrejt nga Izraeli.

Plani parashikon gjithashtu hyrjen e Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG) në pjesë të territorit, ndërsa sipas raportimeve, ISF-ja pritet të përfshijë trupa nga Kosova, Shqipëria, Maroku, Indonezia dhe Kazakistani.

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Gaza

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika