Prishtina premton mbrojtje nga stuhitë, fermerët dyshojnë në mbrojtjen nga breshëri

Stuhitë e fuqishme të kësaj vere shkaktuan dëme në shumë zona të Kosovës. Autoritetet në Prishtinë thonë se kryeqyteti ka kapacitete të mjaftueshme për menaxhimin e emergjencave, ndërsa fermerët kërkojnë zgjidhje më efektive për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga breshëri

Vera nuk solli vetëm temperatura përvëluese.

Në shumë zona të Kosovës, moti ndryshoi brenda pak minutash, duke u shndërruar në stuhi të forta me reshje intensive, erëra të fuqishme e breshër, që lanë pas dëme të konsiderueshme.

Për Prishtinën, fatkeqësi të tilla natyrore vlerësohet se janë të përballueshme.

Sipas Drejtorit për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, kapacitetet ekzistuese bëjnë të mundur stabilizimin e kryeqytetit në situata të tilla.

“Kryeqyteti e ka Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve me afro 110 zjarrfikës, policinë e kryeqytetit që asiston çdo herë, e kemi shoqatën Vullnetare të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca, kompania për intervenim në emergjenca me të gjithë makinerinë e rëndë, kamionë, bolduzherë, eskavatorë. E kemi ndërmarrjen publike të gjelbër, pastrimin”, ka thënë Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca, Prishtinë.

Fushtica thekson se në vazhdimësi merren masa që dëmet nga dukuritë e tilla të minimizohen.

“Largimi i drunjve me rrezikshmëri, pastrimi i pusetave, kontrolli i fasadve, pastrimi i rrugëve, pastrimi i shtretërve të lumenjve”, ka thënë Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca, Prishtinë.

Megjithatë, moti i paqëndrueshëm vazhdon të jetë kërcënim për sektorin e bujqësisë.

Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë ka paralajmëruar zgjerimin e mbështetjes për vendosjen e rrjetave mbrojtëse kundër breshrit.

Por, fermerët thonë se kjo është vështirë e realizueshme.

“Është e pamundur me i siguru rrjetat, ose mbrojtjet e të gjitha kulturave kundër breshërit, sepse ato janë të dedikuara vetëm për pemëtari e jo për perime…Ajo është kosto, nuk e di qysh e ka llogarit ministri Muja”, ka thënë Gani Dobratiqi, Fermer.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u ka sugjeruar qytetarëve të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, të mos strehohen nën pemë, pranë shtyllave elektrike ose objekteve metalike.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika