Sot shpallet aktgjykimi ndaj Milorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte

Në orën 13:30, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të shpallet aktgjykimi ndaj Milorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999 në Kosovë.

Trupi gjykues pritet të japë vendimin në përfundim të procesit gjyqësor, në të cilin Gjokoviq është përballur me akuza për krime lufte kundër popullatës civile.

Shpallja e aktgjykimit pritet të përcaktojë epilogun e këtij rasti, i cili është trajtuar nga organet e drejtësisë së Kosovës në kuadër të ndjekjes penale për krimet e luftës.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë dhënë fjalët përfundimtare në rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Milorad Gjokoviq, ku Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar që ai të shpallet fajtor dhe të dënohet me dënimin maksimal të paraparë me ligj.

Prokurori i rastit, Ilir Morina, tha se gjatë procesit gjyqësor është provuar përtej çdo dyshimi se Gjokoviq, i njohur me nofkën “Mici”, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe paramilitare serbe, ka marrë pjesë në kryerjen e vrasjeve në fshatin Ozdrim dhe fshatrat përreth më 7 maj 1999.

“Kjo çështje nuk flet për njerëzit e panjohur, për njeri-tjetrin, ajo flet për bashkëfshatarë për të pandehurin dhe viktimat. Ata ishin fqinj, i njihnin njëri-tjetrin, i njihnin shtëpitë e njëri-tjetrit. Por me 7 maj disa prej atyre që dikur ishin fqinj u bënë pjesë e një force të armatosur që solli vdekjen, vuajtjen dhe shkatërrimin. Prokuroria konsideron se është provuar përtej çdo dyshimi se i pandehuri, i njohur me nofkën Mici, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore paramilitare serbe ka marrë pjesë në kryerjen e vrasjeve në fshatin Ozdrim dhe fshatrave përreth më 7 maj 1999”, tha ai.

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Gjokoviqin, viktimat dhe familjet e tyre kërkojnë drejtësi

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika