Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë komunën e Rahovecit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
Pamjet e publikuara nga Rahoveci Inside në rrjetet sociale tregojnë se uji ka mbuluar një numër rrugësh lokale, ndërsa në disa raste ka depërtuar edhe në oborret e shtëpive dhe objekteve të tjera.