30 ditë paraburgim djalit që dyshohet se vrau aksidentalisht babanë në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit E.H., i dyshuar për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, e cila më 24 korrik 2026 kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Rasti ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur në fshatin Strellc të Deçanit, ku E.H. dyshohet se aksidentalisht ka privuar nga jeta babanë e tij, Sh.H.

Gjykata bëri të ditur se masa është caktuar në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Pejë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika