Kuçi: Masat për ruajtjen e objekteve ortodokse nga Policia e Kosovës propaganda serbe i paraqet si “persekutim”

Gurakuç Kuci, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj pretendimeve për persekutim të serbëve ortodoksë në Kosovë, duke i cilësuar ato si pjesë të propagandës serbe dhe një përpjekje për të shtrembëruar realitetin.

Ai ka theksuar se Kosova ka krijuar një sistem të veçantë të mbrojtjes së objekteve fetare ortodokse, i cili, sipas tij, nuk ka të ngjashëm në Evropë.

“Rreth 170 objekte ortodokse në Kosovë mbrohen vazhdimisht nga Policia e Kosovës nëpërmjet patrullimeve të rregullta, mbikëqyrjes së varrezave dhe objekteve, shtimit të patrullave në rast të ndonjë rreziku potencial dhe reagimit ndaj informacioneve për kërcënime”, ka shkruar Kuci.

Sipas tij, 24 kisha dhe manastire ortodokse ruhen me prani fizike të Policisë së Kosovës 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, ndërsa mbi 40 objekte të Kishës Ortodokse Serbe dhe hapësirat përreth tyre janë të përfshira në Zona të Veçanta të Mbrojtura.

Kuci ka rikujtuar se që nga marsi i vitit 2013 funksionon edhe Njësia për Sigurimin e Objekteve dhe Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare, e cila është e angazhuar ekskluzivisht për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, me theks të veçantë në objektet ortodokse.

Ai ka theksuar se çdo dëmtim i kishave, përdhosje e varrezave, shkrim kërcënues apo sulm ndaj objekteve fetare trajtohet si vepër penale, ndërsa rastet me motiv etnik ose fetar procedohen edhe si krime të urrejtjes.

Duke iu referuar liturgjisë së mbajtur më 26 korrik në Manastirin e Kryeengjëjve të Shenjtë pranë Prizrenit, Kuci ka thënë se Policia e Kosovës ka siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit pa asnjë incident.

“Policia e Kosovës u kujdes përsëri që e gjithë situata të kalonte pa asnjë incident dhe që askush, nga asnjëra palë, të mos e keqpërdorte këtë liturgji për qëllime të tjera”, ka shkruar ai.

Megjithatë, sipas Kucit, propaganda serbe i ka paraqitur masat e sigurisë si presion ndaj besimtarëve ortodoksë.

“Kontrolli i sigurisë paraqitet si presion, prania policore si rrethim, ndërsa çdo masë mbrojtëse si persekutim”, ka deklaruar ai.

Në fund, Kuci ka vlerësuar se Serbia po zhvillon një operacion informativ dhe psikologjik me synim delegjitimimin e Kosovës dhe institucioneve të saj, duke shtuar se në luftën hibride “boshllëku informativ nuk mbetet bosh, por plotësohet nga kundërshtari, i cili zakonisht e ka të përgatitur paraprakisht skenarin e veprimit”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika