ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në trajtimin institucional të rasteve të dhunës në familje

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj, është thirrje urgjente për reflektim e llogaridhënie institucionale.

Spanca ka thënë se kjo ngjarje e rëndë e rikthen vëmendjen te gjetjet e raportit të aludimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, sa i përket efektivitetit të institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Auditimi ishte bërë për periudhat 2020-2022.

“Raporti evidentoi mangësi në koordinimin ndërinstitucional, hetimin, monitorimin e urdhrave mbrojtës, përfshirjen e mbrojtësve të viktimave, regjistrimin e rasteve dhe mbështetjen sociale e ekonomike. Po ashtu, u evidentuan vonesa në trajtimin gjyqësor dhe mungesë programesh për trajtimin e kryerësve të dhunës. Shpesh rekomandimet e auditimit shihen vetëm si mangësi procedurale, por ato lidhen drejtpërdrejt me aftësinë e sistemit për identifikimin e rreziqeve, reagimin në kohë dhe mbrojtjen e personave që kërkojnë ndihmë”, ka shkruar Spanca.

Ajo ka thënë se rekomandimet e ZKA-së duhet të zbatohen me urgjencë, përgjegjësi e transparencë.

“Prandaj, rekomandimet duhet të zbatohen me urgjencë, përgjegjësi dhe transparencë, përmes: Vlerësimit sistematik dhe profesional të rrezikut në çdo rast të raportuar; Koordinimit efektiv ndërmjet Policisë, Prokurorisë, Gjykatave, Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe Qendrave për Punë Sociale; Monitorimit të vazhdueshëm të urdhrave mbrojtës dhe reagimit të menjëhershëm ndaj shkeljeve ose rritjes së rrezikut; Trajtimit me prioritet të rasteve dhe shmangies së vonesave që mund të cenojnë sigurinë e viktimave; dhe Mbështetjes së vazhdueshme për viktimat, përfshirë strehimin, përkrahjen sociale e ekonomike dhe shërbimet e specializuara. Çdo raportim për dhunë duhet të merret seriozisht, çdo paralajmërim për rrezik duhet të vlerësohet dhe çdo masë mbrojtëse duhet të zbatohet e monitorohet”, ka shkruar Spanca.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika