Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.73 euro për litër, ndërsa benzina mund të shitet me çmim maksimal prej 1.52 euro për litër.
Po ashtu, MINT ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.60 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës nga MINT. Qytetarët mund të raportojnë çdo rast të mosrespektimit të çmimeve maksimale pranë institucioneve kompetente.