Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Zubin Potok, të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile gjatë vitit 1999.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se gjatë luftës kanë kryer krime ndaj popullatës civile shqiptare, ku si pasojë janë vrarë 23 civilë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.
Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka konfirmuar arrestimin e tyre por nuk ka dhënë detaje më shumë.
Sipas Prokurorisë ”M.J dhe M.B. gjatë periudhës së luftës, respektivisht gjatë vitit 1999, dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullsisë civile, në rajonin e Mitrovicës”.