Dyshohet se dy punëtorë kanë mbetur të lënduar pasi një kran është rrëzuar gjatë punimeve në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Raportohet se incidenti ka ndodhur gjatë zhvillimit të punimeve në një objekt ndërtimi, ku për shkaqe ende të panjohura krani është rrëzuar, duke lënduar dy punëtorët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe policia.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit, ndërsa priten informacione zyrtare lidhur me shkaqet e rrëzimit të kranit./EO