Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar bisedime “shumë të mira”, por paralajmëroi se Uashingtoni do të ndërmarrë veprime të ashpra nëse nuk arrihet një marrëveshje mes dy vendeve.
Në një intervistë për Fox News, Trump tha se SHBA-ja do të shkatërrojë urat dhe termocentralet iraniane në rast se Teherani nuk pranon një marrëveshje, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
“Nëse nuk bëjnë marrëveshje, atëherë do të kthehem dhe do ta përfundoj punën. Por do t’u duhet një kohë shumë e gjatë për ta rindërtuar. Tashmë do t’u duhen shumë vite për t’u rikuperuar”, tha Trump.
Ai gjithashtu pretendoi se SHBA-ja ka kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, e cila, sipas tij, është bllokuar kryesisht nga Irani që nga fillimi i luftës.
“Kalojnë vetëm anijet që ne duam të kalojnë”, deklaroi Trump.