Për shkak të vapës kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda në autoudhët e Kosovës

Autostrada "Ibrahim Rugova"

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, më 29 korrik, do të hyjnë në fuqi kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.

Sipas ministrisë, kufizimi do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta që parashikohet të arrijnë ose të tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të zhvillohet normalisht dhe pa kufizime.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente dhe institucionet shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve që të respektojnë kufizimet e vendosura dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika