Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti i fundit 24-orësh, sipas të cilit janë regjistruar gjithsej 83 aksidente trafiku në vend.
Nga to, 25 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 58 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Sa i përket zbatimit të rregullave të komunikacionit, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,693 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë kryer shkelje.
Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve janë arrestuar 25 persona. Prej tyre, 15 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit. Sipas statistikave, nuk është regjistruar asnjë rast i ndalimit policor gjatë kësaj periudhe.
