Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur

Po vazhdojnë gërmimet në ditën e dytë në Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vizitoi dje vendin ku po zhvillohen gërmimet.

Në një prononcim për media, Sveçla tha se zbulimi i kësaj varreze masive është rezultat i punës intensive të institucioneve të sigurisë dhe bashkëpunimit me qytetarët.

“Pas një pune intensive të institucioneve të sigurisë, por edhe bashkëpunimit me qytetarët, kemi zbuluar një varrezë masive me mbetje të qytetarëve tanë. Puna intensive po vazhdon në disa drejtime, si në aspektin e gërmimeve, ashtu edhe në atë hetimor, për t’i identifikuar dhe nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë fajtorë dhe përgjegjës. Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit të personit të zhdukur”, deklaroi Sveçla.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, të martën janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, të identifikuar me inicialet M.J. dhe M.B., lidhur me hetimet që po zhvillon Prokuroria Speciale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, procesi i ekshumimit po realizohet në përputhje me urdhrin gjyqësor dhe standardet profesionale e ndërkombëtare për identifikimin e mbetjeve mortore dhe ruajtjen e provave.

“Procesi po zbatohet në përputhje me urdhrin gjyqësor dhe standardet profesionale e ndërkombëtare për identifikimin e mbetjeve mortore dhe ruajtjen e provave, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse dhe ekspertëve përkatës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të dy rasteve të hetimit penal që po udhëhiqen nga Prokuroria Speciale, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur detaje shtesë mbi identitetin e mbetjeve mortore apo natyrën e dy rasteve.

Prokuroria ka theksuar se informacionet e mëtejshme do të publikohen vetëm në atë masë që nuk cenojnë integritetin e procedurës penale, procesin e identifikimit dhe të drejtat e familjarëve të viktimave.

“Institucionet mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre”, thuhet në fund të njoftimit./EO

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika