Varreza masive në Kalludër të Zubin Potokut, Gërvalla: Shpresojmë në rezultate të sakta

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar fshatin Kalludër e Vogël, në Zubin Potok, ku po zhvillohen gërmime për mbetjet mortore që dyshohet se u përkasin 23 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit.

Gërvalla, ka thënë se presin që sa më shpejtë të kenë rezultate të sakta dhe konrekte.

“Këtu gjithçka është duke u bërë profesionalisht. Të gjitha njësitë e përfshira në punë janë duke bërë punën e tyre dhe shpresojmë që së shpejti të kemi rezultate sa më të sakta edhe sa më konkrete, me qëllim që të mund të paktën familjarët e atyre që gjinden këtu t’i informojmë që mund t’i varrosin më në fund. Mirëpo nuk është koha për spekulime, nuk është koha për fjalë të mëdha dhe zhurmë të madhe. T’i lëmë profesionistët ta bëjnë punën e tyre edhe pastaj të shohim se kush ndodhet poshtë edhe a ka më shumë, apo më pak, apo se si do të vejë puna”, theksoi ajo.

“Unë mendoj që është lajm i mirë që është gërmuar, është lajm i mirë që gërmimi ka sjellë rezultat, edhe është lajm i mirë që çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj kemi institucione të cilat janë të përkushtuara për gjetjen e varrezave masive, por edhe për rritjen e presionit ndaj Serbisë: një, për të hapur arkivat dhe e dyta, për të dorëzuar të gjithë të pagjeturit, dhe mbi të gjitha për të siguruar që gjëra të tilla nuk ndodhin më asnjëherë në vendin tonë!”, tha ajo./EO

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika