Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja duhet të dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit dhe Bërnabiqit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që të dënojnë, siç e ka cilësuar ajo, gjuhën shoviniste, revizioniste dhe nxitëse të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka deklaruar se, derisa familjarët në Kosovë ende presin zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, zyrtarët më të lartë të Serbisë vazhdojnë me retorikë që, sipas saj, mohon shtetësinë e Kosovës dhe përsërit pretendimet territoriale të Beogradit.

“Derisa qytetarët e Kosovës ende presin zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë nga regjimi i Millosheviqit, Vuçiqi dhe Bërnabiqi vazhdojnë me deklarata që mohojnë shtetësinë e Kosovës dhe ripërtërijnë pretendimet e Serbisë ndaj territorit tonë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar se deklaratat e dy zyrtarëve serbë janë vazhdim i retorikës mbi të cilën, sipas saj, u ndërtua politika e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

“Këto deklarata janë vazhdim i gjuhës së mohimit, urrejtjes dhe propagandës mbi të cilën u ngrit politika shoviniste dhe ekspansioniste e regjimit të Millosheviqit”, ka theksuar Haxhiu.

Në fund, ushtruesja e detyrës së presidentes u ka bërë thirrje SHBA-së dhe BE-së që të reagojnë ndaj kësaj retorike.

“I bëjmë thirrje SHBA-ve dhe BE-së që ta dënojnë qartë këtë gjuhë shoviniste, revizioniste dhe nxitëse. Pretendimet territoriale ndaj një shteti fqinj dhe retorika që përsërit narrativat e regjimit të Millosheviqit nuk kanë vend në Evropën e shekullit XXI dhe nuk duhet të trajtohen si deklarata të zakonshme politike”, ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika