Inspektime s’u kryen nën arsyetimin se punimet qenë në fazën fillestare.
E pikërisht në këtë vendpunishte në rrugën “A” nga rrëzimi i vinçit vdiq një punëtor e një tjetër mori lëndime të rënda.
Megjithëse shprehën të gjithë keqardhje e ngushëlluan familjen, asnjë nga institucionet nuk mori përgjegjësi, madje nisën fajësimin e njëra-tjetrës.
Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli fajin e la tek komuna e Prishtinës.
Por këta të fundit, përgjegjës po e lëne Inspektoratin Qendror të Punës.
‘me këtë rast duhet të sqarojmë se sa i përket aspektit të sigurisë së punëtorëve në vendpunishte dhe në bazë të ligjit 04/L06 përgjegjësia i takon Inspektoratit Qendror të Punës prap po e them duke mos i ikur përgjegjësisë që ka kryeqyteti në këtë aspekt”, deklaroi Lulëzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca.
Fushtica bëri të ditur hapat që i kanë ndërmarrë.
“Ne i kemi marrë të gjitha masat, jemi në fazën e dytë mbasi që policia dhe prokuroria t’i kryejnë punët e veta se kemi ende në atë hapësirë kranin dhe jemi duke shiku sepse ne dje i kemi largu banorët”, shtoi Fushtica.
E, nga Inspektorati Qendror i Punës pasditen e së mërkurës, në një reagim publik fajin e lanë sërish tek niveli lokal.
“Ndërkaq, sa i përket sigurisë së palëve të treta dhe parandalimit të dëmeve që mund t’u shkaktohen atyre, Ligji për Ndërtim, përkatësisht neni 35, përcakton se përgjegjësia për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të sigurisë në kantieret e ndërtimit i takon inspektorateve të ndërtimit të komunave përkatëse, të cilat janë kompetente të ndërmarrin masa ndaj subjekteve ndërtimore që cenojnë rregullat e sigurisë, duke përfshirë edhe rastet kur rrezikohen pronat ose personat jashtë kantierit.”, thuhet nga Inspektorati Qendror i punes.
Pikërisht për këtë rast Prokuroria ka ndaluar tre persona si të dyshuar,
Bazuar në dyshimet fillestare, prokurori i shtetit ka filluar hetimet në drejtim të veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës. Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tre persona te dyshuar, dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshm”,nga Prokuroria Themelore ne Prishtine.
Ndërkohë, punëtori tjetër po trajtohet në Mjekimin Qendror Intensiv.
Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv deklaroi se “Lëndimet janë në tri sisteme të mëdha të organeve, gjoksit të barku dhe eksremiteteve janë lëndime serioze të cilat pacientin e kanë fut në radhën e pacientëve kritik e cila ka qenë edhe arsyeja, në bazë të parametrave pacienti prezantohet të jetë relativisht stabil”
Televizioni ka tentuar të marr një qëndrim edhe nga kompania “Vëllezërit Asllani” që po kryen punime por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Sipas Inspektoratit Qendror të Punës vetëm brenda këtij viti, 12 persona kanë vdekur në vendpune, dhe sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë më i rrezikuari