Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Rahovec, pasi dyshohet se së bashku me familjarët e tij ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Rasti ka ndodhur më 29 korrik 2026, rreth orës 02:55.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar, së bashku me familjarët e tij, nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas i kanë sulmuar fizikisht ata.

“Pas një intervenimi policor, i dyshuari mashkull kosovar së bashku me familjarët e tij, duke mos respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë i kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika