Gjen mbetje mortore në një fushë të hapur në Rahovec, rasti nën hetime

Një qytetar ka njoftuar Policinë e Kosovës pasi ka hasur në mbetje mortore, të cilat dyshohet se janë të një personi, në një zonë të hapur në Rahovec.

Rasti ka ndodhur më 29 korrik 2026, rreth orës 17:42.

Sipas raportit të Policisë, ankuesi mashkull kosovar ka deklaruar se gjatë ecjes në një fushë të hapur ka vërejtur mbetjet mortore, të cilat dyshohet se janë sjellë aty nga rrjedha e ujit pas reshjeve të fundit atmosferike.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke ecur në fushë të hapur ka vërejtur mbetje mortore që dyshohet se janë të njeriut dhe janë sjellë aty nga uji i reshjeve të fundit atmosferike”, thuhet në raportin policor.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika