Arjan Shala kërkon fitoren e tretë radhazi në “Homecoming 2”, sfidon turkun Ahmet Aksu në Pejë

Boksieri shqiptar Arjan Shala do të rikthehet në ring më 1 gusht, ku do të jetë pjesë e eventit të madh të boksit profesionist “Homecoming 2”, që organizohet në Pejë.

Pas një starti të shkëlqyer në karrierën profesioniste, me dy fitore në po aq ndeshje, Shala synon të vazhdojë ecurinë perfekte edhe në përballjen e radhës.

Kundërshtari i tij do të jetë boksieri turk Ahmet Aksu, një emër me më shumë eksperiencë në arenën profesioniste, i cili ka zhvilluar gjashtë ndeshje, duke regjistruar katër fitore.

Dueli pritet të jetë një nga përballjet më interesante të mbrëmjes, me të dy boksierët që synojnë një rezultat pozitiv dhe të konfirmojnë ambiciet e tyre në boksin profesionist.

“Homecoming 2” pritet të mbledhë emra të njohur të boksit dhe të ofrojë një mbrëmje me emocione të forta për tifozët në Pejë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika