Abdixhiku para delegatëve: Asnjë vendim nuk e mora duke menduar për vete, por për LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij para delegatëve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ka folur për periudhën e udhëheqjes së tij në krye të LDK-së dhe sfidat me të cilat është përballur gjatë mandatit.

Abdixhiku ka thënë se që në fillim të marrjes së detyrës e ka pasur të qartë se posti i kryetarit nuk është i përhershëm.

“Dy vite më parë, kur mora për herë të parë karrigen e kryetarit të LDK-së, e kam ditur qartë se kjo karrige nuk më përkiste përgjithmonë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka kujtuar sfidat dhe momentet e ndryshme gjatë mandatit të tij, duke theksuar se udhëheqja e LDK-së ishte bërë pjesë e jetës së tij.

“Gjatë këtyre pesë viteve kjo detyrë është bërë pjesë e jetës time. Ka pasur ditë kur kjo shtëpi më ka dhënë krenarinë më të madhe, ka pasur edhe ditë kur më ka rënduar më shumë se ç’mund të bartë një njeri”, është shprehur Abdixhiku.

Ai u ka thënë delegatëve se çdo vendim i marrë ka qenë në interes të partisë.

“Mund t’ju kem bërë krenarë dhe mund t’ju kem lënduar, por një gjë mund t’ua them me ndërgjegje të plotë: asnjë veprim, asnjë vendim nuk e kam marrë duke menduar për veten time, por për LDK-në. Këtë rrugë nuk e kam bërë vetëm, e kam bërë bashkë me ju”, ka deklaruar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika