Osmani pas rikonfirmimit të Abdixhikut në krye të LDK-së: Jo çdo fitore është e zakonshme, disa bëhen frymëzim

Deputetja e zgjedhur nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të partisë, duke e cilësuar këtë rezultat si një fitore me domethënie të veçantë.

Përmes një reagimi të shkurtër, Osmani ka shkruar se disa fitore tejkalojnë një rezultat të zakonshëm dhe shndërrohen në burim frymëzimi.

“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar Osmani.

Reagimi i Osmanit vjen pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku u rikonfirmua në pozitën e kryetarit, duke i mbijetuar nismës për shkarkimin e tij.

Në këtë proces, Abdixhiku mori mbështetjen e shumicës së delegatëve për të vazhduar drejtimin e partisë, pas debatit të brendshëm të shkaktuar nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika