Nagavci: Pas zgjidhjes së çështjeve në LDK, presim vazhdimin e diskutimeve

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në takimin me kryetaren e Kuvendit dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, janë përcaktuar hapat për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Nagavci ka deklaruar se është dakorduar që seanca konstituive e legjislaturës së XI-të të mbahet më 6 gusht, sipas rendit të ditës të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit.

Sipas saj, procesi do të nisë me formimin e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, do të vazhdojë me betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit ose kryetares së Kuvendit, si dhe zgjedhjen e nënkryetarëve.

“U dakorduam që më datën 6 gusht të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së 11-të, sipas rendit të ditës siç është përcaktuar me rregullore”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka njoftuar se më 3 gusht do të mbahet edhe një mbledhje përgatitore, ku do të përcaktohen aspektet teknike të seancës dhe organizimi i punimeve.

Nagavci ka shprehur bindjen se institucionet do të konsolidohen dhe se vendi do të vazhdojë punën me kompetenca të plota pas përfundimit të procedurave të konstituimit.

“Si subjekt që ka fituar zgjedhjet, jemi të gatshëm dhe besojmë që do të konsolidohen të gjitha institucionet dhe të vazhdojmë punën me kompetenca të plota”, ka deklaruar ajo.

Duke folur për zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rikonfirmimin e Lumir Abdixhikut në krye të kësaj partie, Nagavci tha se ky zhvillim është i mirëseardhur dhe mundëson vazhdimin e bisedimeve politike.

Ajo ka rikujtuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte ftuar për takime liderët e LDK-së dhe PDK-së, ndërsa pas vendimit të Kuvendit të LDK-së, Abdixhiku ka marrë autorizim për të vazhduar dialogun politik.

“Ne natyrisht se e mirëpresim këtë vendim të Kuvendit dhe shpresojmë që të vazhdojmë diskutimet dhe dakordimin, sepse vendi ka nevojë që sa më parë të vazhdojë punën në të gjitha institucionet me mandatet e përcaktuara”, ka thënë Nagavci.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika