I shkrepet aksidentalisht pistoleta në dorë një personi në Viti, konfiskohet arma

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e shkrepjes aksidentale të një arme zjarri në fshatin Tërpezë të Vitisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 10:30.

“ I dyshuari mashkull kosovar, ka pësuar lëndime, pasi dyshohet se të njëjtit i ka shkrepur aksidentalisht pistoleta dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, tre fishekë dhe një gëzhojë, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast.

“Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën me karikator, 3-fishekë dhe 1-gëzhojë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit, i dyshuari, në konsultim me prokurorin e shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika