Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raçit

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raçit, i cili është raportuar i zhdukur që nga 2 korriku 2026.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, ai ka dalë nga shtëpia rreth orës 08:00, dhe që nga ai moment nuk është kthyer më.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është në kërkim të personit të regjistruar si i humbur”, thuhet në njoftim.

“Personi i raportuar si i humbur është Xhafer Raçi, i lindur më 18.02.1948, i cili me datë 02.07.2026 rreth orës 08:00 ka dalë nga shtëpia dhe nga ai moment i njëjti nuk është kthyer në shtëpi”.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve “të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 apo në adresën elektronike [email protected]”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika