Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Ramun të Pejës, ku janë përfshirë një kombi dhe një motoçikletë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 16:25.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 16:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ramun-Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara një kombi dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.