Prishtina zgjeron modelin e mësimit tërëditor, komunat e tjera ende nuk e zbatojnë

Mësimi tërëditor pritet të zgjerohet në Prishtinë nga viti i ri shkollor, me rreth katër shkolla të tjera që do t’i bashkohen 12 institucioneve ekzistuese. Komuna thotë se punimet do të nisin pas nënshkrimit të kontratave për përshtatjen e ambienteve, ndërsa njohësit e Arsimit vlerësojnë se mungesa e infrastrukturës dhe kostot e larta po e pengojnë shtrirjen e këtij modeli në komunat e tjera të Kosovës.

Mësimi tërëditor po zgjerohet gradualisht në kryeqytet.

Aktualisht, 12 shkolla fillore në Prishtinë tashmë funksionojnë me këtë model, ndërsa nga viti i ri shkollor, këtij rrjeti pritet t’i shtohen edhe institucione të tjera.

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, thotë se rreth katër shkolla janë në fazën përgatitore dhe shumë shpejtë mund të bëhen pjesë e sistemit të mësimit tërëditor.

“Jemi duke punu paralelisht në disa shkolla për ti ambientuar të gjitha ato për t’I bërë në mësim tërëditorë. Disa që mund ti përmendi që janë më gati, shkolla “Afrim Gashi” në Hajvali që plotëson shumë kritere për mësim tërëditor, mirëpo kemi edhe shkolla të fshatrave, por edhe të zonës urbane që do të përfshihen në kuadër të kësaj”, ka thënë Elshani.

Megjithatë, përgatitjet brenda objekteve shkollore ende nuk kanë nisur.

Komuna është në pritje të nënshkrimit të kontratës më Ndërmarrjen Publike Banesore, proces që do t’i hapë rrugë punimeve për përshtatjen e ambientit.

“Sapo kjo të përfundojë do të ambientohen shkollat, është çështje ditësh prej kur do të fillojnë punimet, ato hapësira janë thuajse të gatshme, pra nevojiten pak cështje estetike, intervenime të lehta, të cilat nuk do shumë kohë për tu finalizuar në tërësi. Ekipet e NPB janë duke punu edhe për hapjen e kopshtit në Mramor, andaj kjo pak po na krijon vështirësi”, ka shtuar Elshani.

Derisa Prishtina po e zgjeron çdo vit këtë model, komunat e tjera të Kosovës ende nuk kanë nisur ta zbatojnë atë.

Njohësit e Arsimit vlerësojnë se pengesa kryesore mbetet mungesa e infrastrukturës dhe kostoja e lartë financiare.

“Nuk kanë hapësira për shërbimin e ushqimit, për aktivitete të lira, duhen investime domethënëse për krijimin e kushteve të tilla. Pastaj e kemi situatën e sigurimit të fondeve të shpenzimeve operativee, sic është pagesa ditore e vakteve ushqimore, pagesat shtesë që lidhen me zgjatjen e orarit në shkollë, duke filluar nga ngrohja e deri te pastrimi”, ka thënë ish-zv.ministri i Arsimit, Dukagjinin Pupovci.

Ndërkohë, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka zhvilluar takime me përfaqësues të Kuzhinës Qendrore për zgjerimin e kontratës së furnizimit me ushqim, marrëveshje kjo që sipas komunës, pritet të finalizohet javën e ardhshme.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika