Lewis Capaldi ndez natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”

Atmosfera në Sunny Hill Festival po vijon drejt kulmit të natës së dytë të edicionit të sivjetmë, me mijëra vizitorë që kanë mbushur hapësirën e festivalit në Bërnicë të Prishtinës.

Skenat e festivalit po sjellin njëra pas tjetrës performanca që po mbajnë publikun vazhdimisht në lëvizje.

Artistë si Esdeekid, Auxlua, Buta, Eko, Ledri, Mc Kresha e Lyrical Son dhe emra të tjerë të skenës muzikore shqiptare kanë ndezur atmosferën para performancës së shumëpritur të Lewis Capaldit.

Nata e dytë po karakterizohet edhe nga aktiviteti i pandërprerë në skenat anësore, ku muzika dhe energjia kanë vazhduar gjatë gjithë mbrëmjes.

Superylli i mbrëmjes së dytë, Lewis Capaldi, tashmë ka pushtuar skenën kryesore të Sunny Hill Festival, duke marrë menjëherë zemrat e publikut me interpretimin e tij emocional.

Këngëtari dhe kantautori skocez njihet për zërin e fuqishëm dhe baladat prekëse që kanë dominuar toplistat botërore teksa ai fitoi famë globale me hitin “Someone You Loved”, i cili u shndërrua në një nga këngët më të suksesshme të dekadës së fundit.

Ai njihet gjithashtu për këngë shumë të dashura nga publiku, si “Before You Go”, “Hold Me While You Wait”, “Forget Me”, “Pointless” dhe “Wish You The Best”.

Publiku në Prishtinë po e shijon në maksimum performancën e tij, ndërsa Capaldi po dëshmon edhe një herë se veçohet jo vetëm për interpretimin live, por edhe për humorin dhe komunikimin e afërt me fansat, duke krijuar një atmosferë të mirë e me shaka të llojit të tij në natën e dytë të festivalit.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika