Tre vdekur pasi një bombë shpërtheu në një restorant në Moskë

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur pasi një pajisje shpërthyese artizanale shpërtheu në një restorant italian në Moskë, raportojnë mediat shtetërore ruse duke cituar zyrtarë të sigurisë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 20:00 sipas kohës lokale në Sheshin Kudrinskaya, pranë qendrës së qytetit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Komiteti Kombëtar Kundër Terrorizmit bëri të ditur se një grua që mbante lëndën shpërthyese u përpoq të hynte në restorant, por u ndalua nga një roje sigurie.

Pajisja shpërtheu duke vrarë gruan, rojën e sigurisë dhe një vizitor në restorantin Balzi Rossi, ku po mbahej një aktivitet privat.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kush besohet të ketë qenë objektivi i sulmit, por shumë banorë të Moskës mund të dyshojnë për një lidhje me luftën në Ukrainë.

Në vitet e fundit, disa figura të larta ushtarake ruse janë vrarë në dhe rreth kryeqytetit rus. Moska ka fajësuar Kievin për këto sulme.

Raportet fillestare thanë se shpërthimi kishte ndodhur në kuzhinën e lokalit, por restoranti më vonë publikoi një deklaratë ku thuhej se “problemi ndodhi jashtë”.

Restoranti ndodhet në një nga rrokaqiejt e njohur të epokës së Stalinit në Moskë, ndërsa rrugët përreth sheshit u mbyllën përkohësisht.

Dhjetëra çiklistë ishin mbledhur pranë zonës për një xhiro mbrëmjeje nëpër qytet, por aktiviteti u anulua.

Pamjet e publikuara nga agjencia ruse RIA treguan forca të armatosura të rendit në vendngjarje, e cila ishte izoluar për publikun.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika