Gjenden dy të rinjtë që humbën në zonën malore mes Shtërpcës, Ferizajt dhe Suharekës

Dy të rinj që kishin humbur orientimin në zonën malore mes Shtërpcës, Ferizajt dhe Suharekës janë lokalizuar dhe shpëtuar pas një aksioni disaorësh të Policisë së Kosovës dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti është raportuar më 1 gusht 2026, rreth orës 20:40, kur është pranuar informata se dy persona kishin mbetur të bllokuar në terren pasi kishin humbur orientimin në mal, njofton Dukagjini.

Pas disa orësh kërkime, rreth orës 01:00 të datës 2 gusht, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur t’i lokalizojnë dhe t’i nxjerrin nga terreni dy të rinjtë, rreth 20 vjeç teksa të njëjtit janë dorëzuar te familjarët e tyre në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa asnjë lëndim.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, janë njoftuar njësitë policore të stacionit të Ferizajt, të Shtërpcës dhe Suharekës dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e tyre. Njëkohësisht është njoftuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila ka reaguar menjëherë duke angazhuar ekipet e saj në terren. Rreth orës 01:00, të datës 02.08.2026 ekipet e kërkim-shpëtimit kishin arritur t’i lokalizonin dhe t’i nxirrnin nga terreni dy të rinjtë, të cilët kishin humbur rrugën pasi ishin futur me një motoçikletë katër-rrotëshe (ATV) në një rrugë pa dalje në zonën malore. Dy personat, rreth 20 vjeç janë dorëzuar te familjarët e tyre në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa asnjë lëndim”, thuhet në njoftimin policor.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika