Rrëzohet një aeroplani turistik në Peru, vdesin të 13 personat në bord

Një aeroplan i vogël që transportonte turistë është rrëzuar në Peru, duke shkaktuar vdekjen e të 13 personave që ndodheshin në bord, raportojnë mediat lokale dhe zyrtarët peruanë.

Aeroplani, një Cessna Caravan C-208, po fluturonte mbi sitin arkeologjik të Vijave të Nazkës kur u rrëzua të shtunën. Në bord ndodheshin 11 pasagjerë dhe dy pilotë, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Peru, pasagjerët përfshinin dy turistë gjermanë, dy spanjollë dhe shtatë italianë. Shkaku i rrëzimit ende nuk është bërë i ditur.

Vijat e Nazkës janë një atraksion i njohur turistik dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në jug të Perusë. Ato përbëhen nga vizatime të lashta të kafshëve të krijuara në rërën e shkretëtirës, dhe turistët shpesh përdorin fluturime me aeroplanë të vegjël për t’i parë nga ajri.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e aksidentit, nuk ka të mbijetuar. Deri tani kemi nxjerrë katër trupa”, deklaroi majori i policisë Jorge Andrade, sipas agjencisë AFP.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 sipas kohës lokale në rajonin Pueblo Viejo, pasi aeroplani ishte nisur nga aeroporti në Pisco të Perusë.

Pamjet e publikuara nga agjencia Reuters tregojnë zjarrfikësit duke hedhur ujë mbi vendin e ngjarjes, ndërsa tymi ngrihet nga mbetjet e avionit.

Në një deklaratë në gjuhën spanjolle të publikuar nga Municipalidad Provincial de Nasca, autoritetet shprehën “dhimbje të thellë” për aksidentin dhe u dërguan “ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave”.

Deklarata bëri të ditur se aeroplani i përkiste kompanisë ajrore peruane Aerodiana.

Nga ana e saj, kompania njoftoi se do të “vlerësojë orarin e fluturimeve në përputhje me udhëzimet e autoriteteve përkatëse”, sipas Reuters.

Ky nuk është rasti i parë i një aksidenti ajror mbi këtë zonë të njohur turistike. Në vitin 2022, një tjetër aeroplan turistik u rrëzua gjatë një fluturimi mbi Vijat e Nazkës, duke vrarë shtatë persona, ndërsa në vitin 2010 një tjetër avion turistik u rrëzua në të njëjtën zonë, me gjashtë viktima.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika