Pas zbulimit të varrit masiv në Jabukë, Sveçla falënderon AKI-në dhe institucionet e përfshira në hetime

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka falënderuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Policinë e Kosovës, njësitë për hetimin e krimeve të luftës, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorinë e Kosovës për punën e përbashkët në hulumtimin dhe identifikimin e lokacioneve ku dyshohet se ndodhen mbetje mortore të viktimave të luftës. Sipas tij, angazhimi i këtyre institucioneve ka mundësuar zbulimin e një varri tjetër masiv në fshatin Jabukë të Zubin-Potokut.

Në një postim në rrjetet sociale, Sveçla bëri të ditur se lokacioni i ri ndodhet vetëm rreth 10 kilometra larg varrit masiv në Kalludër, ku kërkimet dhe gjurmimet për mbetje mortore ende po vazhdojnë. Ai tha se në Jabukë janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Sveçla akuzoi Serbinë se vazhdon të refuzojë dhënien e informacioneve për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës, ndërsa, sipas tij, ushtron presion ndaj qytetarëve që ndihmojnë në zbulimin e varreve masive dhe njëkohësisht glorifikon njësitë ushtarake përgjegjëse për krime në Kosovë.

Në fund, ai theksoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë kërkimet në çdo lokacion të mundshëm deri në zbardhjen e fatit të secilit person të zhdukur dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve për krimet e luftës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika