Treni godet për vdekje një grua në Pejë

Një grua ka humbur jetën mëngjesin e së hënës, pasi është goditur nga një tren në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, rasti është raportuar në Policinë e Kosovës rreth orës 05:35.

“Rreth orës 05:35 Policia është njoftuar se treni, i cili ishte nisur nga qyteti i Pejës, e ka goditur një grua. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhen njësitë kompetente policore dhe prokurori i shtetit”, ka deklaruar Gashi.

Policia ka bërë të ditur se rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te ky incident janë ende të paqarta dhe po hetohen nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika