Gërmimet në Jabukë të Zubin Potokut, Sveçla: Janë gjetur të paktën katër trupa

Në fshatin Jabukë të Zubin Potokut kanë nisur gërmimet në lokacionin ku dyshohet për një varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se deri më tani janë gjetur mbetje mortore të të paktën katër viktimave, duke theksuar se hetimet për identifikimin e viktimave dhe përgjegjësve do të vazhdojnë.

Screenshot

Një zonë e thellë malore në fshatin Jabukë të Zubin Potokut u shndërrua në lokacion të dyshimtë.

Prokuroria Speciale kishte njoftuar një ditë më parë se pikërisht në këtë lokacion dyshohet se ndodhet një varrezë masive me mbetje mortore, që besohet se i përkasin periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

Rruga deri tek vendi ishte e vështirë për kalim.
E sapo afroheshe pranë tij, në terren të hënën tashmë ishin pozicionuar ekipe të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.
Pak orë më vonë, hyrja drejt zonës së dyshuar u bllokua me shirita sigurie.

Nga ai moment, askush përveç hetuesve policor dhe ekipeve të autorizuara nuk u lejua të kalonte.

Në vendngjarje mbërriti ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga ministri në detyrë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Pas më shumë se 3 orësh qëndrim tek vendi ku kryheshin gërmimet, ai doli para mediave, ku tregoi se janë gjetur mbetje mortore të katër viktimave.

“Deri tash janë zbuluar të paktën 4 trupa, të cilët pas ekzekutimit janë hedhur në një gropë qereçi”, deklaroi Xhelal Sveçla, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme.

Sveçla akuzoi Serbinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe tha se ka pasur përpjekje të vazhdueshme për fshehjen e tyre.
“Hetimet për kriminelët që kanë shkaktuar këtë krim do të vazhdojnë. Ne nuk do të ndalemi derisa nuk zbulojmë edhe të pagjeturit e fundit, por po ashtu nuk do të ndalemi derisa secili kriminel të paguajë për krimet që kanë shkaktuar, posaçërisht për këto krime ku gjatë luftës kanë ekzekutuar njerëz të pafajshëm dhe pastaj kanë punuar që ky krim të fshihet” tha Xhelal Sveçla, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme.

Për rastin ka reaguar edhe kryeprokurori i Shtetit Zejnulla Gashi, i cili tha se zbulimi i varrezave masive është një përpjekje dhe angazhim shtetëorë për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë.

Ndërsa sipas Prokurorisë Speciale, i arrestuari i datës 2 gusht J.R, i cili dyshohet për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile,e për të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë e ka vendosur masaën e paraburgimit prej një muaji.

Ditë më parë një varrezë masive ishte zbuluar në fshatin Kalludër e vogël, po në Zubin Potok.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika