Trump: Irani ose të bëjë marrëveshje ose të dorëzohet

residenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje Iranit që të arrijë një marrëveshje ose të dorëzohet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump e cilësoi udhëheqjen iraniane “mjaft mashtruese”, pasi Teherani mohoi se ishte në negociata me Uashingtonin për t’i dhënë fund luftës pesëmujore.

“Nëse Irani dëshiron ta pranojë ose jo, ne në fakt jemi duke biseduar për zgjidhjen e problemit që ata kanë shkaktuar, për dekada”, shkroi Trump në Truth Social.

Mbrëmjen e 1 gushtit, Trump tha se ka vendosur që të ndalojë atë që premtoi se do të ishte një sulm i paprecedent ndaj Iranit, duke thënë se “perimetrat” e marrëveshjes janë pajtuar me Teheranin.

Por, Ministria e Jashtme e Iranit më 3 gusht mohoi se shteti ishte në negociata me Shtetet e Bashkuara. Ministria tha se po zhvillonte vetëm bisedime me Omanin për të diskutuar për kontrollin e përbashkët mbi Ngushticën e Hormuzit, pikën më të rëndësishme të kalimit për energjinë në botë.

Teherani praktikisht e ka mbyllur ngushticën, përmes së cilës kalonte një e pesta e furnizimeve botërore me naftë para luftës, si kundërpërgjigje ndaj fushatës së bombardimeve të nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Republikës Islamike në fund të muajit shkurt.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika