Një i vdekur nga Covid-19 dhe 26 raste pozitive në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar një person të vdekur dhe 26 të infektuar nga COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 752 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe  Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 40 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsej 576.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 249 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 901 mijë e 546 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 820 mijë e 520.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 125.

Janë 1 milion e 822 mijë e 352 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 31 mars, në Kosovë dy persona e kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika