Komuna e Drenasit hap aplikimin për shfrytëzimin e përkohshëm të hapësirave publike në shesh

Komuna e Drenasit ka njoftuar se subjektet afariste mund të aplikojnë për shfrytëzimin e përkohshëm të hapësirës publike në sheshin para lokaleve të tyre.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, kjo mundësi është krijuar pas dakordimit ndërmjet Komunës së Drenasit dhe operatorit ekonomik për rregullimin e sheshit të qytetit, si dhe pas kërkesave të paraqitura nga subjektet afariste.

Aplikimi bëhet në përputhje me Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba, si dhe me aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që rregullojnë shfrytëzimin e përkohshëm të hapësirave publike.

Drejtoria ka ftuar të gjitha subjektet afariste që aktualisht i shfrytëzojnë, apo synojnë t’i shfrytëzojnë këto hapësira, të paraqesin kërkesë për pajisje me leje pranë Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

Sipas komunës, aplikimet kanë për qëllim rregullimin e statusit të shfrytëzimit të hapësirave publike dhe sigurimin që ato të përdoren në mënyrë të ligjshme dhe të rregullt.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika