Dy persona theren me thikë në Pejë, të dyshuarit në arrati

Dy persona janë plagosur me thikë të martën në mëngjes në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se rasti është raportuar rreth orës 08:45.

“Sot rreth orës 08:45, Policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se dy persona janë therur me mjet të mprehtë (thikë) nga persona të dyshuar”, deklaroi Rugova.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

“Sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë në arrati. Policia është duke punuar intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre”, tha Rugova.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika