Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.
Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale parashihet të jenë mes 12 dhe 18 gradë Celsius, njofton Dukagjini.
Ndërkaq ato maksimale parashihet të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius.
Mes tjerash, IHMK-ja në njoftim bën të ditur se gjatë orës së mesditës rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell, personat me sëmundje kronike, fëmijët e të moshuarit duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe rekomandon konsumim të lëngjeve.