Podujeva shpall gjendje emergjente për shkak të krizës me mbeturinat

Komuna e Podujevës ka shpallur gjendje emergjente për shkak të situatës së rënduar të krijuar nga mosgrumbullimi i rregullt i mbeturinave teksa vendimi është marrë nga Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe do të jetë në fuqi nga 5 gushti deri më 5 nëntor 2026.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e komunës, kryetari, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se problemi me menaxhimin e mbeturinave ka vazhduar prej muajsh, si në qytet ashtu edhe në fshatrat e Podujevës.

Sipas tij, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, për shkak të pamundësisë për të ofruar shërbime në zonat rurale, më herët kishte kërkuar lirimin nga kjo përgjegjësi, e cila më pas iu transferua kompanisë private “Natyra”.

Bulliqi theksoi se tashmë vështirësi në ofrimin e shërbimeve po has edhe në qytet vetë KRM “Pastrimi”, duke shtuar se ka raste kur kompania operon vetëm me një kamion ose nuk ofron fare shërbim.

Ai nënvizoi se rritja e sasisë së mbeturinave, sidomos gjatë sezonit kur në vend ndodhen shumë mërgimtarë, paraqet rrezik për shëndetin publik.

Sipas kryetarit, vendimi për shpalljen e gjendjes emergjente është mbështetur në raportet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Inspeksionit dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të cilat evidentojnë gjendjen e rënduar në terren.

Bulliqi deklaroi se Komuna ka ndihmuar vazhdimisht KRM “Pastrimi” me subvencione për të lehtësuar funksionimin e saj, por pa rezultat, duke akuzuar menaxhmentin qendror të ndërmarrjes për keqmenaxhim.

Ndërkohë, drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, tha se situata ka bërë të domosdoshëm shpalljen e gjendjes emergjente.

Edhe drejtori i Inspeksionit, Shuajb Blakçori, si dhe anëtarët e tjerë të Shtabit Emergjent, u pajtuan se nevojitet një zgjidhje e shpejtë për tejkalimin e krizës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika