Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve të rregullta dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s në vend.

Gjatë bisedës, Kurti dhe Ulutaş diskutuan për zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë, institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Kryeministri në detyrë vlerësoi komunikimin e vazhdueshëm me misionin e NATO-s dhe theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.

Kurti falënderoi komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, për kontributin e misionit të NATO-s dhe për bashkëpunimin me institucionet e vendit në funksion të sigurisë dhe stabilitetit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika