Arrestohet një 65-vjeçar për kanosje me armë zjarri në Brezovicë

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Një person është arrestuar të mërkurën në Brezovicë, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tre persona pas një mosmarrëveshjeje në një shteg malor.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 16:30, në afërsi të qendrës së skijimit në Brezovicë. Policia në Shtërpcë ka pranuar informacion për një rast të kanosjes me armë zjarri dhe ka nisur hetimet.

Hetimet fillestare tregojnë se tre persona, të cilët po lëviznin me kuajt e tyre në një shteg të ngushtë malor, janë përballur me një person tjetër, i cili dyshohet se kishte lënë kalin e tij në rrugë dhe kishte refuzuar ta largonte për t’u mundësuar kalimin.

Pas një mosmarrëveshjeje verbale, i dyshuari, N.H., 65 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë dhe ka kanosur tre personat, duke përdorur njëkohësisht edhe fjalë fyese.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në trajtimin e çdo rasti që cenon sigurinë publike dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo veprim të kundërligjshëm në numrin emergjent 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika