Kërçeli: Opozita po mendon se duke bllokuar institucionet mund të bie VV-ja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka kritikuar partitë opozitare, duke thënë se po e bllokojnë funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Sipas tij, synimi i tyre është krijimi i një situate që do ta lodhë qytetarin dhe do të ndikojë në mbështetjen për LVV-në.

Në Debat Plus, Kërçeli tha se opozita, sipas tij, që nga muaji shkurt është barrikaduar për të mos lejuar funksionalizimin e institucioneve.

“Opozita që nga shkurti është barrikaduar që të mos ketë institucione. Ideja si duket e opozitës është që sa më shumë zgjedhje, lodhet qytetari dhe ndoshta bie VV-ja. Kjo është gabim…

Opozita po mendon që duke i bllokuar institucionet e Kosovës LVV-ja mund të bie. Kjo është gabim. Opozita e ka obligim bashkë me neve që të marr pjesë në institucione. Qoftë edhe duke votuar kundër. Me LDK-në, filluan disa bisedime, ata shkuan në një proces zgjedhor të brendshëm. Unë konsideroj që delegatët e LDK-së e votuar zotin Abixhiku për të bërë koalicion me VV-në. Se kjo u bë e qartë, para Kuvendit të LDK-së u bënë dy pole, njëri që është kundër  dhe njëri që donte të diskutonte me LVV-në. Unë konsideroj që kjo fitore e Abdixhiku në Kuvendin e LDK-së është një konfirmim i delegatëve të LDK-së që mund të bëni një koalicion me LVV-në”, ka deklaruar Kërçeli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika