Hoti akuzon VV-në për shantazh me zgjedhje të jashtëzakonshme

Avdullah Hoti, LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për përdorimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme si mjet presioni në procesin e formimit të institucioneve.

Hoti ka thënë se LDK-ja ka vullnet për të kontribuar në themelimin e institucioneve të reja, por sipas tij, kjo mund të arrihet vetëm përmes gatishmërisë për kompromis ndërmjet subjekteve politike.

“Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis. Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika