Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore në rastin në Zubin Potok është identifikuar dhe konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar.
Sipas komunikatës së përbashkët të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, në këtë lokacion po zhvillohen ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.
“Gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.
Institucionet kanë bërë të ditur se veprimet po zhvillohen në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera kompetente.