Kraki “sfidon” aktgjykimet e Kushtetueses: Afati 30-ditor për konstituimin duhet të llogaritet nga betimi i deputetëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka deklaruar se interpretimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit nuk duhet të lidhet vetëm me kalendarin, por me mundësinë reale të deputetëve për të ushtruar mandatin e tyre kushtetues.

Sipas Krakit, në ditët dhe javët në vijim priten interpretime të ndryshme rreth situatës së krijuar me moskonstituimin e Kuvendit, të cilat ai i konsideron të dëgjueshme dhe legjitime deri në një masë.

Ai, në Dukagjin, argumentoi se nuk mund të supozohet që afati 30-ditor të vazhdojë të rrjedhë edhe në kohën kur deputetët nuk kanë mundësi të aktivizohen për ta kryer procesin e konstituimit.

“Tash me siguri kemi me u futë në disa ditë e javë të interpretimeve të ndryshme që janë krejt të dëgjueshme e legjitime deri në një farë mase. Por, ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është se e drejta kushtetuese dhe të obligimeve që dalin nga Kushtetuta janë obligim dhe e drejta e deputetëve – nuk lidhet vetëm me kalendar. Po supozojmë se afati 30 ditësh është precizuar nga aktgjykimi pastaj nuk ka as aktgjykim as Gjykatë që të supozojë se afati 30 ditorë mundet me ecë edhe në kohën kur presoni i supozuar me kry punën nuk mundet me u aktivizu me kry punën për të cilën është thirrë. Këtë herë ka qëllu që ushtruesja e detyrës së presidentes me qenë Haxhiu, e kampit tonë, ka qëllu kështu. Por, në situata tjera presidenti i zgjedhur me mandat të plotë nuk i takon një partie, akti i thirrjes së seancës nuk mundet me u politizu në aspektin partiak edhe sikur ta kishte thirrë në ditën e dytë të 30 ditëshit seancën prape 30 ditëshi kalendarik nga certifikimi i zgjedhjeve nuk do të vlente pa u respektu nëse deputetët nuk ia kanë 30 ditë në dispozicion për të kry punën e konstituimit u shkelet një e drejtë kushtetuese – situata kur deputeti mund të veprojë është vetëm kur të betohet pra 30 ditëshi im ka filluar dje jo kur janë certifikuar rezultatet – nga dje duhet me ma mat kohën se a jam i aftë për të bërë konstituimin”, tha Kraki.

Sipas deputetit të VV-së, deputetët mund të veprojnë vetëm pasi të kenë bërë betimin dhe për këtë arsye ai konsideron se afati duhet të llogaritet nga ajo pikë.

Në fund, Kraki tha se e konsideron veten më të saktë në interpretimin e të drejtave kushtetuese sesa formulimet e veçanta të aktgjykimit, duke insistuar që ato duhet të lexohen në kontekstin e përgjithshëm të mbrojtjes së të drejtave kushtetuese.

“Unë e kam lluksin me qenë me i saktë se aktgjykimi, ja japë të drejtës atë të drejtë dhe kur flas për këto tema jam i saktë. Unë ja jap vetës të drejtën më qenë më i saktë se një aktgjykim apo dy nene të aktgjykimit të cilat duhet të merren në kontekst global në respekt të të drejtave kushtetuese”, u shpreh Kraki.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika