Haxhiu për Kadrijajn: Nuk kam problem me aksionet politike të deputetëve

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu në një prononcim për Ekonomia Online ka komentuar zhvillimet në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas incidentit ku deputetja e Aleancës Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Haxhiu ka thënë se nuk ka problem me aksionet politike të deputetëve, duke shtuar se nëse deputetja ka vlerësuar se kjo është forma e duhur, atëherë le të vazhdojë ta bëjë.

“Nuk kam asnjë problem me aksionet politike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nëse ajo ka vlerësuar që kjo është forma, atëherë… le të vazhdojë ta bëjë, nuk kam asnjë problem.

Këto i vlerëson Gjykata Kushtetuese. E rëndësishme është që të kemi marrëveshje politike për çështjen e presidentit. Mungesa e një marrëveshje na çon në zgjedhje të parakohshme. Nuk bën assesi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Është e rëndësishme që të fokusohemi të gjitha partitë bashkë, pavarësisht çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka bërë thirrje për vazhdimin e takimeve ndërmjet partive politike, duke thënë se nuk duhet të ketë refuzime të takimeve apo kërkesa që, sipas saj, janë në shpërputhje me vullnetin e qytetarëve dhe fuqinë politike të subjekteve.

“Unë mendoj që duhet të vazhdojnë takimet, jo refuzime të takimeve dhe as kërkesa në shpërputhje me vullnetin e qytetarëve apo në shpërputhje me fuqinë politike të të subjekteve politike. Gjykata Kushtetuese është ajo që interpreton veprimet në seancën e Kuvendit. Kushdo që mendon që kryesuesi i seancës apo kushdo nga ne ka shkelur Kushtetutën, lirshëm le t’i drejtohet Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ajo, për Ekonomia Online.

Haxhiu ka kritikuar edhe kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke i konsideruar ato në shpërputhje me vullnetin e qytetarëve.

“Unë mendoj që kërkesat e LDK-së deri tani kanë qenë në shpërputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pra, nuk mund të kërkosh diçka që s’ta ka dhënë qytetari. Dhe kjo situatë ka ndodhur edhe vitin e kaluar, edhe në fillim të këtij viti, po ndodh edhe tani. Duket që vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka reflektuar nga kritikat, por që mesazhin e qytetarëve nuk po e kuptojnë drejt subjektet e tjera politike”, ka deklaruar ajo./EO

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika