Pesë shtetas pakistanezë gjenden në një banesë në Ferizaj, dyshohet për kontrabandim me migrantë
Policia e Kosovës ka identifikuar pesë shtetas pakistanezë, të cilët dyshohet se po mbaheshin në një banesë me qira në Ferizaj nga një shtetas i Shqipërisë.
Rasti është zbuluar gjatë veprimeve policore në kuadër të hetimeve për dyshime për kontrabandim me migrantë.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë pasaporta dhe shtatë leje qëndrimi të Qipros, një letërnjoftim pakistanez, katër pasaporta të Bangladeshit, një pasaportë të Nepalit, një letërnjoftim të Nepalit, një patentë shoferi të Pakistanit si dhe një çelës veture.
“Viktimat janë dërguar në Qendrën e Pritjes në Vranidoll, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është iniciuar si “Kontrabandim me migrant”.